Pasi e ndaluan të ulej në shkallët “Scalinata di Trinità dei Monti” dhe të bënte foto, ai nuk ka ngurruar të ofendojë dy oficerë policie dhe të sulmojë një koleg të tyre që i kishte kërkuar dokumente.
Përfundimisht një 47-vjeçar shqiptar me nënshtetësi italiane u arrestua nga oficerët e policisë bashkiake pranë stacionit të metrosë në Piazza di Spagna, ku po hynte për t’i shpëtuar kontrollit, duke lënë pas gruan e tij.
Kjo e fundit më pas u raportua se kishte favorizuar arratisjen e bashkëshortit të saj duke u përpjekur të vononte ndërhyrjen e policisë.
Agjenti i Bashkisë është ka marrë ndihëm mjekësore dhe ka dalë nga spitali me prognozë disaditore, shkruan Corriere Della Sera.
47-vjeçari e ka kërcënuar edhe me vdekje pasi kolegët e agjentit i kishin kërkuar shqiptarit, banues në Quadraro, të mos ulej në shkallë pasi ishte e ndaluar sipas rregullores së policisë urbane. shqiptari, i cili është Shqiptari u bllokua me ndihmën e një të riu të huaj që punon si oficer sigurie në një dyqan në qendër dhe i cili ndërhyri pasi burri kishte shtyrë agjentin.
Para se të dërgohej në zyrë, i arrestuari ka goditur me shkelma edhe makinën e shërbimit komunal.
/e.d