Pesëmbëdhjetë shtëpi në një lagje të Aguascalientes, në Meksikën veriore, u shkatërruan dhe 300 familje u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre kur një cisternë shpërtheu pasi u përplas me një tren.
“Në bazë të inspektimit që është bërë, kemi 15 shtëpi të shkatërruara plotësisht”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Leonardo Montanies, duke folur për mediat lokale.
Aksidenti rrugor ka ndodhur të enjten, kur treni është përplasur me një cisternë që transportonte karburant.
Videot e postuara në mediat sociale treguan një tren tjetër që lëvizte mes flakëve në Aguascalientes.
Guvernatorja e shtetit Aguascalientes, Maria Teresa Jimenez, siguroi se nuk ka të vdekur apo të lënduar. “Zjarrfikësit mbërritën shumë shpejt në vendngjarje dhe arritën të evakuojnë rreth 300 shtëpi” në lagjen Colonia Mexico. Prej tyre, 120 janë dëmtuar.
Disa banorë janë akomoduar në hotele, të tjerët janë zhvendosur në kampe të përkohshme.
Pamjet televizive treguan makina të djegura dhe një cisternë të mbështetur në anën e saj. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.
: Several structures on fire in Aguascalientes, in the center of the country, after a collision between a freight train and a tanker truck.
This resulted in an explosion followed by a fire.
Several thousand people were evacuated.#Mexico #fire pic.twitter.com/pJNZuWJU6E— Zaid Ahmd (@realzaidzayn) October 21, 2022
/e.d