Dalin përgjigjet e mjeksisë ligjore në lidhje me substancat e gjetura në stomakun e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës pasi u shoqërua në Komisariatit nr 3 në Tiranë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në këto analiza është vërtetuar se substanca e gjetur ishte e llojit kokainë.
I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve këto qese ishin të pakten 3 ose 4 doza kokaine.
Sipas ekspertizës, shkak I vdekjes të Kurtit është arrest kardiak I shkaktuar nga overdoza.
/s.f