Kryeministri Edi Rama inspektoi sot ambjentet e restauruara të Muzeut Etnografik të Gjirokastrës dhe Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare.
Kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti nuk kurseu batutat për dokumentarin e ish-diktaktorit famëkeq të regjimit komunist, Enver Hoxha, që shfaqet brenda muzeut të shkrimtarit.
Një prej galerive në muze ishte e dedikuar për periudhën komuniste, konkretisht me foto nga periudha e luftës së komunizmit ndaj fesë dhe një tjetër zonë e dedikuar ishte për ish-diktatorin Enver Hoxha.
Një tjetër zonë e dedikuar ishte për ish-diktatorin Enver Hoxha, ku shfaqej dhe një dokumentar kushtuar vizitës së tij në muzeun etnografik të Gjirokastrës.
“Enveri në burg domethënë”, pyet Rama.
“Në burgun e shtëpisë së tij”, i përgjigjet ministrja.
Ministrja Kumbaro sqaron se është zgjedhur kjo pjesë e shtëpisë për të vendosur dhe dokumentarin që siç thotë ajo është pjesë e historisë së Shqipërisë së komunizmit.
Ndërkohë që vizitën Rama e shpërndau në rrjetet sociale ku shkruante: “Dy hapësira të rilindura të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore, që i shtohen ofertës turistike të Gjirokastrës, falë arkitektit të famshëm Jesus Hernandez, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës e Bashkisë së Gjirokastrës”.
Rama nuk kurseu batutat as me administratorin e Shtëpisë Muze të Ismail Kadaresë, ndërsa i sugjeroi ta mbushë më me shumë libra të autorit të njohur shqiptar.
“Mbusheni me libra, kushdo t’i blejë. Vijeni në dispozicion të njerëzve. Mos u kurse Gjiro, vër libra realë. Të bukur për t’u parë, por të kalojnë kohën.”, tha Rama./m.j