Disa mund të mendojnë se jeta e një modele të suksesshme e “OnlyFans” është relativisht pa stres. Por e kanë gabim!
Shumë gra kanë vendosur që të lënë punët e tyre të mëparshme dhe t’i bashkohen faqes për të rritur, ku shesin foto e video seksi dhe provokuese.
E teksa bëjnë pasuri marramendëse, blejnë shtëpi të shtrenjta e makina luksoze, duket se shumë persona i kritikojnë e madje u urojnë edhe vdekjen.
Më poshtë janë disa nga modelet e “OnlyFans” dhe kanë treguar kritikat që kanë marrë nga njerëzit që përdorin rrjetet sociale.
Michelle Hardenbrook
Michelle Hardenbrook është në shënjestër nga përdoruesit e rrjetit, të cilët shprehen se është e “turpshme që një grua në moshën 70-vjeçare të zhvishet”.
Nëna e dy fëmijëve, nga Luiziana, SHBA, realizon fotografi provokuese për të siguruar jetesën e djalit të saj 48-vjeçar, i cili është me aftësi të kufizuara.
Pavarësisht se ka mbështetjen e njerëzve të saj të dashur, ndjekësit duket se nuk e pëlqejnë atë dhe duan që ajo të mbyllë faqen për të rritur.
Anisa
Modelja skoceze, Anisa, ka treguar se është prekur brutalisht nga ndjekësit. Ajo ka rrëfyer se zgjohet në mëngjes nga kërcënimet me vdekje, ku një person i shkruan “vdeksh në një dhomë gazi”.
“Komentuesit në internet më terrorizojnë rregullisht, deri në pikën ku përfundoj me mendime vetëvrasëse. Në rrjetet sociale, ndonjëherë mund të ndihet sikur e gjithë bota është kundër teje”, ka thënë 25-vjeçarja për “Daily Record”.
Renee Gracie
Ylli i Motorsport-it përdorte Big Mac-ët për të financuar karrierën e saj të garave përpara se t’i linte të gjitha pas për të shitur fotografi të shpejta. 27-vjeçarja tani është një milionere e vetë bërë, e cila ka ndërtuar një perandori pronash.
Por komentet negative që ajo ka duruar janë të tmerrshme, me një person që i thotë vazhdimisht që të vetëvaret.
“Që në fillim kam patur fansa që vinin dhe më thonin se do të donin të kisha vdekur. Më thonin se duhej të shkoj të var veten sepse jam shumë e keqe, ose të tjerë që thonin se duhej të shkoja në një shkëmb e të hidhesha”, ka thënë ajo për “Daily Star”.
Cherry The Mistress
20-vjeçarja amerikane ka zbuluar se ka dy vite që nuk depilohet dhe se nuk vendos deordorant. Ajo ka lënë punën si bariste dhe universitetin për t’u fokusuar te faqja për të rritur “OnlyFans”.
E pavarësisht suksesit të saj, ka pasur edhe anët negative.
“Në mediat sociale marr të gjitha llojet e komenteve të urrejtjes çdo ditë. ‘Ti duhet të jesh një burrë’, ‘të duhet një brisk’ apo edhe ‘do të vdesësh vetëm’. Këto janë vetëm disa nga komentet negative”, ka thënë e reja për “Daily Star”.
/e.d