Kujtim Çeliku, shqiptari tjetër i arrestuar bashkë me efektivin e policisë rrugore të Tiranës pasi u kapën në drogë në Turqi, ka qenë më herët komando në Forcat Speciale në vendin tonë.
Burime tregojnë se Çeliku rezulton i arrestuar më parë edhe për vjedhje. Në pranga bashkë me Çelikun dhe Florenc Bicerrin ka rënë edhe një shqiptar i tretë i identifikuar si Adrian Qirici.
Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike që ata po transportonin dhe as destinacioni i saj. Mësohet se efektivi Bicerri kishte marrë leje në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë që prej datës 5 Tetor.
/a.r