11 persona janë vrarë me armë zjarri në një qendër stërvitore ushtarake në Rusi ditën e shtunë. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, kanë qenë dy persona të cilët hapën zjarr duke shkaktuar 11 të vdekur dhe 15 të plagosur.
Viktimat dhe të plagosurit kishin dalë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë për Rusinë dhe po stërviteshin kur ndodhi incidenti i armatosur.
Sulmuesit u vranë po ashtu nga forcat ruse të sigurisë. Ata ishin nga një ish-republikë sovjetike, deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Nga incidenti i armatosur nuk pësoi lëndime asnjë banor tjetër i rajonit Belgorod, që kufizohet me Ukrainën.
/a.r