Për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço nga Kolaneci i Korçës, është arrestuar tashme e dyshuara e tjetër si bashkëpunëtore dhe konsideruar ndryshe “molla e sherrit”.
Hetimet e thelluara disa muaj pas ngjarjes kanë nxjerrë në pah që 18 vjeçarja Martina Pajollari ka pasur rol në vrasjen e të riut. Dyshimet e para thonë se Tina Pajollari, ka qenë personi i cili ka nxjerrë në prit Martin Çeçon mbrëmjen që u ekzekutua.
Sot Nevzat Çeço i ati i 26 -vjeçarit të ndjerë, në gjendje tepër të rënduar psikologjike, ka kujtuar momentet e fundit kur e ka parë të birin. Një telefonatë nga dikush i panjohur e ka nxjerrë Martinin nga banesa mbrëmjen e 12 qershorit, siç deklaron dhe vetë ati i tij, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze.
Nevzat Çeço ka qenë i rezervuar në përmendjen e emrave të autorëve të dyshuar që tashmë janë vënë në pranga nga policia dhe gjenden prej qershorit në burgun e Peqinit.
I ati i Martinit në deklarimin e sotëm përsëri pa përmendur emra të shtetasve të tjerë, të cilët nga burime nuk rezultojnë të jenë të përfshirë në këtë ngjarje, por më herët dyshohet se njëri prej tyre është ura lidhëse ndërmjet Martinit dhe Tinës, përpara se të prishtë marrëdhëniet me të dy palëve. Ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht edhe pas 5 muajve dhe ende ka copëza të paqarta, motivet e të cilës dyshohen se janë për shkaqe xhelozie.
Për këtë çështje tre shtetas janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo. Ende nuk dihet qartë motivi i ngjarjes, por dyshohet se shkak kryesor është bërë Tina Pajollari dhe lidhja e dyfishtë e saj.
/e.d