Ngjarja e rëndë e ndodhur në Klos vazhdon të komentohet në media e rrjete sociale.
Fiqiri Mjeshtri vrau Kenado Shirën, Liri Shirën, babë e bir, plagosi Renado Hasulën dhe Eglantin Hasulën dhe më pas u vetëvra për shkak se djemtë ngacmonin vajzën e tij dhe se njëri, Kenado kishte lidhje dashurie me 16-vjeçaren. Tragjedia në Klos tronditi mbarë opinioni publik, teksa ka prekur edhe miqtë e Kenados.
Ndërkohë me anë të disa postimeve në internet shokët kanë shpërndarë video në TikTok ku Kenado shihet nën shoqërinë e tyre.
“Do jesh gjithmonë në zemrat tona”, shkruan një i ri teksa ka shpërndarë dhe foto me të. Viktima shihet i lumtur duke festuar.
Në vendin e tragjedisë janë vendosur tufa me lule në kujtim të babë e bir.
/s.f