Ndaj dy vëllezërve në Elbasan ka nisur procedimi penal pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta 40-vjeçarin e identifikuar si A.H.
Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa mësohet se precedimi penal ka nisur ndaj vëllezërve të identifikuar si A. B., 29 vjeç dhe Xh. B., 25 vjeç .
Vëllezërit mësohet se e kanë goditur 40-vjeçarin me sende të forta.
/s.f