Dy persona kanë vdekur pas të shtënave jashtë një lokali LGBTQ në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë. BBC raporton se një person i tretë ka mbetur i plagosur pranë lokalit Teplaren, afër qendrës së qytetit.
Autori i dyshuar i ngjarjes është gjetur i vdekur, ndërsa mediat lokale raportuan se atij iu gjetën disa postime në mediat sociale që tregonin se kishte pikëpamje kundër komunitetit LGBTQ dhe hebrenjve.
I riu u identifikua në mediat sllovake si djali i një ish-kandidati të një partie politike të ekstremit të djathtë. Kryeministri Eduard Heger dënoi sulmin, duke thënë se çdo formë e ekstremizmit ishte e papranueshme. Ndërkohë, presidentja Zuzana Caputova u bëri thirrje politikanëve të vendit që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.
Krimi i dukshëm i urrejtjes ndezi thirrje të reja për t’i dhënë fund homofobisë në Sllovaki, një vend relativisht konservator i BE-së ku martesat e të njëjtit seks nuk lejohen.
/e.d