Dita e djeshme ka qenë ‘e bekuar’ për familjen e Çiljetës. Si këngëtarja, ashtu edhe djali i saj kanë festuar ditëlindjen. Fernando ka marrë si surprizë një festë me animatorë dhe kloun, ku janë bërë bashkë miqtë e vogëlushit si dhe të Çiljetës. Megjithatë, edhe më speciale ka qenë kjo festë për vetë seks-bombën, e cila ka marrë dhurata të shumta nga miqtë dhe fansat e saj. Në një rrëfim për “Bluetooth”, ajo na tregon se si ka shkuar kjo festë për të dhe për Fernandon e vogël.
“Nuk është se kisha ndër mend ndonjë festë të madhe për djalin. Organizova një festë për fëmijë, ku kam bërë bashkë disa vogëlushë, miq të djalit, si dhe mikeshat e mia më të afërta me fëmijët. Diçka e vogël, por e këndshme, që t’i afrohet botës së fëmijëve. Ndërsa vetë me shoqërinë e kam lënë të festojmë në mbrëmje. Do të organizoj një darkë me rrethin e ngushtë shoqërorë”, – është shprehur këngëtarja.
I gjithë kurioziteti i publikut është edhe për bashkëshortin e Çiljetës, të cilin deri më tani ka vendosur ta mbajë sekret për publikun. E pyetur nëse çifti do të festojë së bashku përgjatë fundjavës, ajo na ka rrëfyer: “Jo, për momentin burri është jashtë Shqipërisë, por ne do ta festojmë kur të kthehet në shtëpinë tonë. Megjithatë më ka bërë një dhuratë shumë të bukur. Një orë ‘Audemars Piquet’ ka qenë dhurata e tij për mua”, – shprehet këngëtarja. Me aq sa mund të zbulonim ne, ora ‘Audemars Piquet’ është ndër më luksozet, me një çmim stratosferik. Më e lira, ka një çmim prej 17 mijë dollarësh. Ndaj bashkëshorti i këngëtares, duket se është treguar mjaft bujar me këtë dhuratë luksoze që i ka bërë biondes seksi.
Çiljeta heq reçipetat tek Ermali
E ftuara e radhës në emisionin “6 Ditë pa Ermalin” ka qenë seks-bomba e skenës shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ku edhe këtë herë Çili e ka bërë të vetën. Ajo nuk ka ngurruar të heqë reçipetat e saj përpara Ermal Mamaqit. Videon e momentit kur Çiljeta heq reçipetat, Ermali e ka ndarë me fansat e tij në “Facebook”, duke shkruar: “Ankand për reçipetat e Çiljetës”. Menjëherë kjo video është shndërruar ndër më të klikuara në internet. Shpeshherë dekolteja seksi e Çilit është shndërruar në temë diskutimesh, ndaj këtë herë ajo nuk ka ngurruar të heq reçipetat, duke ia vendosur në kokë moderatorit. E pyetur për këtë episod sa gazmor, aq edhe seksi, ajo tregon se bëhet fjalë për një shaka, duke qenë se edhe formati e pranon.
“Ishte një emision për humor dhe unë bëra humor, nuk është ndonjë gjë e madhe. Unë mund të jem më me shumë norma se personazhet e tjera të showbiz-it në jetën e përditshme, por gjithmonë pak humor bën mirë”. Por një shfaqje e tillë ka kaluar me humor edhe për bashkëshortin e saj, ashtu si vetë Çili na thotë, se partneri nuk u bë xheloz, teksa e pa të hiqte reçipetat në studio. “Jo, burri nuk u bë xheloz, nuk mendoj se kishte arsye”. E në fund këngëtarja na tregon se, pasi Fernando të jetë rritur edhe pak, do fillojë të mendojë edhe për një motër për të./BW