Kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed inauguroi Muzeun e Shkencës, në kryeqytetin Addis Ababa, i ndërtuar me ndihmën e Kinës.
Muzeu i parë Shkencor i Afrikës shërben si një platformë ku do të konceptohen dhe lindin risitë shkencore për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e Etiopisë, tha kryeministri, citon “Xinhua”.
“I ndërtuar në një afat të shkurtër kohor, muzeu u ofron të rinjve dhe të moshuarve një vend për të pyetur, eksploruar, inovuar dhe shpikur”,- tha Ahmed, duke theksuar se ai do të luante një rol kryesor në transformimin e Etiopisë në një ekonomi digjitale.
Muzeu i Shkencës, i cili është një pjesë e madhe e Fazës II të Projektit të Zhvillimit të Gjelbër të Riverside të Addis Ababa, me ndihmën e Kinës, ka dy ndërtesa që përbëhen nga një qendër kërkimore dhe një vend i projektuar në mënyrë unike për të ruajtur teknologjinë e lashtë dhe moderne në fusha të ndryshme.
Ndërtesa e muzeut ka sallat e saj të dedikuara për ekspozita të përhershme dhe të shpejta të shkencës dhe artit. Gjithashtu është i pajisur me një sistem diellor që do të gjenerojë energjinë elektrike të nevojshme për objektin.
Me një sipërfaqe prej 6,78 hektarësh, kompleksi muzeor qëndron shtrihet në rreth15 mijë metrash katrorë me lartësi 9 metra, ku ndodhen një qendër vizitorësh, dy salla të mëdha ekspozimi, një amfiteatër, zyra, “Teatri Dome” që ka një kinema 3-dimensionale me lartësi 24 metra dhe hapësirë 450 metra katrorë.
/e.d