Nga Mitro Çela
Berberi im quhet Julian.
Zura vend në kolltuk. Ai me gërshërë në dorë.
Unë:-Me mëshirë.
-Nuk e kam në “meny”?
Unë:-Perëndia më ka qethur me gërshërë të madhe.
Ti përdor gërshërën e vogël.
-Nga je?
-Nga Buali. Përmet.
Unë:-Kam qënë në Bual. Ka një kishë të lashtë dhe një muze të pasur.
-Pse të ra rruga në Bual?
Unë:-Doja të bëhesha deputet në Përmet.
Humba. Bile nuk ma dha votën as fshati im.
Thanë me ironi:
“Do të bëhet deputet djali i Pilos, që e ka braktisur fshatin që “kërthi”.
Ai:-Normale. Nuk bëhet njeriu Profet në vendin e vet.
-Nga cila familje je?
Ai:-Mbiemrin e kam Xherau?
Nuk e di kuptimin e fjalës?
Unë-Të pyes Fonin? Atë e kemi si tip fillozofi.
-Alo…Xherau…është mjek popullor. Bën edhe fëmijët synet…
Buali është fshat ortodoks.
Me suguri brisku për të bërë synet ka mbetur në kasafortë.
Ai:-Në Dhjatën e Vjetër shkruhet: Jezu Krishti është bërë synet…
Unë:-Jezu Krishti është Mesi për kristianët.
Por ai ka qënë hebre. Dhe hebrejtë bëhen synet.
Ai:-Edhe Krishti na doli hebre?
Unë:- Jo vetëm Krishti por edhe Mosiu. Karl Marksi. Ajshtani. Frojdi.
Ai:-Sot myslymanët fëmijët i bëjnë synet tek doktori, në klinikë.
Synetllëku është “sport” i bukur. Por kujdes- të shkau pak brisku…dhe…vdes burrëria që fëmijë?!
Unë:-Ku e ke mësuar zanatin e berberit?
Ai:-Mos më ofendo.
Jam parukier.
-Ka ndryshim?
-Si nata me ditën.
Unë:-Kë ke qethur për herë të parë?
Ai:-Shokët në fshat. Kur mbusha 17 vjeç, fshati ishte i vogël për zanatin që ëndëroja.
Pa vizë. Mora rrugët. Arrita në Igumenicë.
Hipa në traget. Mbrita në Brindizi.
Unë:-Pse nuk qëndrove në Greqi?
-Në ato vite nuk ngeli katundar dhe malok nga Shqipëria pa pushtuar Greqinë.
Të varfër. Të uritur. Të pa larë. Por të lirë dhe:
Vodhën- Shtëpi. Dyqane. Kisha. Manastire.
Përdhunuan-Vajza. Djem. Gra.
Dogjën. Rrahën.
Dhe greku u vuri “fshesën”.
U deshën mbi 10 vjet, që emigrantët shqiptarë, greku ti vlerësojë si të nevojshëm për vendin. E di pse? Sepse greku është bërë shterpë?! Do fuqi punëtore.
-Në Itali të pritën me krahë hapur?
Ai:-Në Itali më keq. Shqiptarët u cilësuan kriminelë.
Edhe kur vidhnin e vrisnin rumunët, arabët, indianët shtypi shkruante: i kanë bërë shqiptarët?!
Unë:-E braktise Italinë?
Ai:-Po. Kalova nëpër Zvicër. Francë. Përfundova në Londër.
Anglinë e ka bekuar perëndia.
Ka qënë perandori.
Rrugëve sheh zezakë. Indianë. Kinezë. Turq. Kozakë. Rus. Jetojnë së bashku.
Nisa punë në një parukeri. Çirak sa mësova huqet e djemëve dhe nazet e çupave.
Punova katër vjet.
Unë:-E braktise edhe Anglinë?
Ai:-Jo. U largova. Më ftoi një mik në Australi.
Ndënja pesë vite. Punova edhe në Singapor dhe Tajlandë.
Vende të mira për të punuar dhe jetuar.
Por shumë larg familjes. Në Bual kisha prindërit.
U ktheva në Angli. Aty kam edhe motrën.
U martova me një angleze.
Mora pashaportën angleze.
Bëmë një vajzë. Dy vjet të lumtur. Pastaj gër-mër.
Përfunduam në gjykakatë. Divorc.
Vajzën gjykata ma la mua, duke patur garant motrën. Gruaja hoqi dorë nga vajza me dëshirë.
-Pse u ktheve në Shqopëri? Mëri me gruan?
-Jo. Mbaj mardhënie të mira. Është mamaja e vajzës.
Mora prindërit nga Buali. U vendosëm në Golem.
Vajza në klasë të parë.
Klientët i kam në Tiranë.
Çdo natë kthehem në Golem.
Rrugën jo rrallë e bëj me biçikletë…
4.10.2022