Ceremonisë së përvitshme të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve, në SHBA, iu bashkuan edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, socialisti Pandeli Majko dhe kryerepublikani Fatmit Mediu.
Gjatë qëndrimit në Uashington, Mediu dhe Majko, në bashkëpunim me Komitetin e Sigurisë dhe shërbimit ushtarak të Senatit, organizuan forumin për “Sfidat globale kundër terrorizmit dhe situatës në Ballkan”.
Sipas një njoftimi të Partisë Republikane, ky forum u drejtua në bashkëpunim me senatorin John McCain, kryetar i këtij komiteti.
“Lufta kundër terrorizmit është një luftë e gjatë dhe e vështirë, si dhe një sfidë reale për Ballkanin. Lufta kundër ISIS kërkon një veprim proaktiv dhe të koordinuar në kuadër rajonal dhe global“, ka thënë Mediu.
Ndërsa Majko e ka vënë theksin tek hapat konkretë që ka bërë Shqipëria si pjesë e NATO-s, me ndërhyrjet në legjislacion për të ndaluar pjesëmarrjen në luftën në Siri, reduktimin e tyre pothuaj në zero kohët e fundit.
Pjesmarrës në këtë forum ishin ish-ambasadori Goeffrey dhe kongresmenët Jolly, McWeen dhe Davis.