Sekretari i jashtëm anglez e ka quajtur qesharake vendimin e një paneli të OKB-së për Julian Assange të lejohet të lëvizë lirshëm. Assange është themeluesi i Wikileaks, i cili kërkoi që ky vendim të respektohet. Assange – i cili përballet me ekstradimin në Suedi për një kërkesë përdhunimi, të cilën ai e mohoi – kërkoi azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012, njofton BBC, transmeton Gazeta Express. Sekretari i Jashtëm anglez, Philip Hammond hodhi poshtë vendimin, duke e akuzuar Assange se është duke iu shmangur drejtësisë.