Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka kritikuar veprimet e opozitës dhe dhunën që po e përdorin nëpër protesta.Ai tha se për dy ditë, proqeveritarët mund t’i mbledhin 1 milion njerëz në sheshet e Kosovës. Zëvendëskryeministri ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit, ndërsa premtoi se zgjedhja do të bëhet sipas kushtetutës. Por kushtetuese, sipas Thaçit nuk janë reagimet e opozitës. Madje ato, i quajti antiligjore dhe anti-transparente.