Grabitje me maska pak pas mesnate në Klos. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Dom.
Mësohet se 5 persona të armatosur me maska pasi kanë hyrë në banesë kanë grabitur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptare.
Po ashtu hajdutët kanë vjedhur dhe sende me vlerë.
Nga ana e tyre, policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
/e.d