Dy shtetas bullgarë janë vënë në pranga pak pasi në doganën e Kakavijës u janë kapur mallra kontrabandë të markave të njohura botërore. Dyshohet se bëhet fjalë për mallra të falsifikuara, destinacion i të cilave ishte Italia.
Të ndaluarit janë shtetasiut bullgarë S.M. dhe M.M., për veprën penale “Kontrabandë me mallra të liçensuar” parashikuar nga neni 173 i K.Penal.
Këta shtetas mbrëmjen e së enjtes, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit Kufitar Kakavijë, me automjetin tip Opel, me targa T4623KT, ku kishin të ngarkuar 114 bluza të markave “Armani Jeans”, “Hugo Boss”, “Ralph Lauren”, “Tommy Hilfiger”, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara dhe nuk kishin dokumentacionin përkatës.