A ju pengojnë gjatë dashurisë disa stile të partnerit tuaj? Përpiquni që t’i ndryshoni ato para se t’ia jepni “kartonin e kuq”.
Me shumë takt dhe me pak mençuri do t’i përmirësoni gjërat dhe do ta shndërroni në dashnor të përsosur.
1) Pas orgazmës meshkujt hyjnë në një fazë në të cilën humbin interesin për seks dhe për shkak të tajitjes së shtuar të serotoninës përgjumen. Sërish, nëse është i ftohtë dhe refuzues, apo, edhe më keq, nëse menjëherë ngrihet dhe fillon të vishet, kjo mund të thotë që e mundojnë mendime të këqija. Përpiquni të bisedoni. Mbase vetëm është duke kaluar nëpër ndonjë krizë.
2) Është e natyrshme të jetë “i talentuar” dhe i bindur që kjo mjafton për seks të mirë. Nga të gjitha shprehitë e këqija, këtë është më së vështiri ta përmirësosh edhe për shkak të faktit që ata të cilët janë të vetëdijshëm se janë të bukur, sipas natyrës, janë lehtë të lëndueshëm. Prandaj duhet zgjedhur fjalët dhe drejtojeni në drejtimin të cilin e dëshironi.
3) Këmbëngulni sikur dëshironi të arrini rekord shpejtësie. Nëse keni bindjen që po ju përkëdhel në mënyrë mekanike dhe nëse ndryshon pozën çdo 20 sekonda, kjo mund të thotë që nuk ka informacion të mjaftueshëm për seksualitetin femëror. Nëse brengoseni që do ta frikësojnë leksionet seksuale, merreni dorën e tij dhe tregoni ku dhe si duhet ta lëvizë.
4) Kalon paralojën dhe menjëherë dëshiron seks. Nëse dëshironi ta ndryshojë këtë sjellje, bëjeni këtë sa më parë, prisni gjërat që në fillim. Ose propozoni lojën e pasqyrës. Thoni: “Shiko çfarë po bëj unë” dhe filloni që ta përkëdhelni me të njëjtin kujdes dhe afsh me të cilin do të dëshironit që ai t’ju përkëdhelë juve.
5) Të gjithë e kemi pozën e preferuar, mirëpo ai “ngulmon” vetëm në një pozë. Thoni që ai është dashnor për të cilin kenë ëndërruar gjithmonë. A është kjo gënjeshtër? Po, por është e dobishme. Prandaj, propozoni që të ndryshoni vendin, provoni në banjë, në kuzhinë…
6) Në momentet më të bukura flet fjalë vulgare. Ai i cili nuk është në gjendje të bëjë dashuri në heshtje, shfaq nevojën që të shtojë kënaqësinë. Të ndryshoni këtë shprehi mund të jetë shumë e vështirë. Megjithatë, provoni që ndaj vrazhdësive të tij t’i përgjigjeni me butësi. /Telegrafi/