Disa ditë pasi Kryesia e PD së Berishës ngriti një komision auditimi për të kontrolluar nëse në arkën e partisë kanë kaluar para ruse, nënkryetari Luçano Boçi thotë se Lulzim Basha do të thirret për të dhënë shpjegimet e tij.
“Ne duam qartazi të ndajmë që PD nuk është infektuar dhe subvencionuar nga para ruse, por kanë qenë përpjekje të ish liderit të PD që ka shfrytëzuar të qënurit kryetar i PD, por iniciativat i ka personale.
Në rastin konkret ne duam të vërtetojmë që PD nuk mund ta njollosë askush, as brënda as jashtë. Është e vërtetë që komisioni do të thërrasë edhe auditues të jashtëm të specializuar, kërkon profesionalizëm, pasi nuk është thjesht çështje politike.
Është e vërtetë që në arkivat e PD nuk ka dokumentacion, gjë që vërteton që nuk është veprim i PD përderisa dokumentet nuk ekzistojnë, nuk është bërë në emër të PD. Komisioni do thërrasë për të dëshmuar para tij zotin Lulzim Basha.
Krahas tij, do të dëgjohen edhe lidershipi I atëhershëm për të dhënë sqarimet e tyre pavarësisht se I kanë dhënë edhe në prokurori. Qëllimi ynë është të ndajmë shapin nga sheqeri”, tha Boçi.
Komisioni i Audimit në PD e Rithemelimit u ngrit të hënën, ndërsa do të drejtohet nga Ledina Mandia./m.j