Katie May, modele e revistës “Playboy” dhe një ndër mbretëreshat e rrjeteve sociale, ka ndërruar jetë ditën e djeshme nga një goditje e papritur celebrale.
34-vjeçarja e njohur shumë në rrjetet sociale ku numëron mbi dy milionë ndjekës vetëm në Instagram, kohët e fundit është ishte trajtuar për një dhimbje në qafë, por bjondja bombastike ka pësuar një goditje shumë të papritur dhe fatale, që nuk i ka dhënë kohë mjekëve për ta ndihmuar.
Modelja, e cila ka pozuar dhe për revistën “Sport Ilustrated”, kishte dhe një vajzë 7- vjeçare. Vetë pak ditë përpara ndarjes nga jeta, vetë Katie kishte posuar foto për fansat e saj foto në rrjetin “Snapchat” ku ajo ishte shumë popullore.