Një astronaut gjerman ka surprizuar shqiptarët me një foto mahnitëse nga hapësira. Alexander Gerst ka hedhur në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” një foto, në të cilën shfaqet Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.
“Bora e parë në malet e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, ka qenë ky mbishkrimi që shoqëronte pamjen e mrekullueshme që Gerst ka shpërndarë për ndjekësit e tij online.
Gerst është një astronaut i njohur, pjesë e “ESA”, i cili sot ka vendosur të eksplorojë mbi tokën e bukur shqiptare.