Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar që kur konfirmuan lidhjen e tyre në fillim të vitit. Por, pjesa rreth të cilës ka më shumë kuriozitet është marrëdhënia e moderatores me ish-kryeparlamentaren.
Cindy ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina” ku foli gjerë e gjatë rreth marrëdhënies së saj. Ajo ka treguar se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe se Genari është shumë mbështetës.
“Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh”.
Po nëse e mendon në një raport më të afërt nuse – vjehërr, si e shikon veten përballë saj? Për këtë Cindy Marina thotë: “Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshojë njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur”.
Bukuroshja ka zbuluar se kanë një vit që janë të dashuruar, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave. “Shën Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes.Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy kohë më parë.
/e.d