Nis realisht puna e zëvendëskryeministrit kosovar. Hashim Thaçi ka nisur fushatën për t’i siguruar votat e partnerëve të koalicionit për president të Republikës së Kosovës.
Shefi i PDK-së ka filluar takimet me partnerët e koalicionit qeverisës, në mënyrë që t’i koordinojë veprimet për seancën e ardhshme të Kuvendit, në të cilën pritet të ndodhë votimi i tij për kreun e shtetit.
Thaçi ka takuar përfaqësuesin e Listës Serbe me të cilin ka diskutuar rreth zgjedhjes së tij në postin e presidentit.