Shumë është diskutuar rreth marrëdhënies së Sarah Berishës me Einxhel Shkirën. Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale duket se nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Korrekte por jo miqësore.
Këtij konstatimi i dha më shumë zë blogerja, e cila po ashtu tregoi se me moderatorjen ruajnë një raport respekti të ndërsjellët.
Mirëpo së fundmi Einxhel Shkira ka ndarë në Instastoryn e saj një foto të Sarah-s nga festa e saj e ditëlindjes, ku nuk harroi edhe ta uronte. E njëjta story është ripostuar edhe nga vetë blogerja duke e shoqëruar me disa zemra.
Në një kohë kur për “baby shower-in” e Shkirës dhe Dagz munguan fotot e përbashkëta apo urimi i Berishës për çiftin, ky duket një hap i mirë drejt “ngrohjes” së marrëdhënies së tyre.
Disa kohë më parë, Sarah u shpreh gjatë një interviste se ato nuk e ruajnë më një marrëdhënie si në “BBVIP” dhe sipas saj gjithë secili ka punët e tij, duke nënkuptuar kështu që vajzat thjesht kanë zgjedhur të mos shoqërohen me njëra-tjetrën.
“Nuk është se dalim ose jemi bërë për të dalë të 4. Kur jemi parë ose rastisur në një vend kemi folur. Marrëdhënia nuk është si në Big Brother VIP. Më shumë pas formatit jam shoqëruar me Kledin. Me Beniadën pak. As me Donaldin nuk jam bërë shumë. Nuk më ka dalë koha as për rrethin tim shoqëror. Secili ka punët e tij dhe unë i kuptoj.”- deklaroi Sarah aso kohe.
/e.d