Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin Ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”, që u mbajt në Nju Jork.
Përmes një postimi në Twitter, ministrja Xhaçka ka theksuar se është thelbësore që të përmirësohet bashkëpunimi dhe partneriteti dy dhe shumëpalësh dhe të investohet në sigurinë kibenetike.
“Diskutim i frutshëm në takimin ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”. Kërcënimet kibernetike janë komplekse, shkatërruese, kërcënuese dhe gjithnjë e më të shpeshta.
Shqipëria sapo ka përjetuar një sulm brutal të sponsorizuar në shkallë të gjerë nga një shtet i caktuar. Është thelbësore të përmirësohet bashkëpunimi dhe partneriteti dy dhe shumëpalësh dhe të investohet në sigurinë kibernetike”, ka shkruar ministrja Olta Xhaçka.
/a.r