Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Ludian Zaimin, efektivin e policisë të akuzuar për vrasjen e kolegut të tij, Çaush Saliasi, brenda Komisariatit nr.3 në kryeqytet.
Sipas prokurorisë, Zaimi duhet të gjykohet për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”.
Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kdënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Pas përfundimit të hetimit, avokatët kanë 10 ditë kohë të paraqesin kundërshti, para se dosja të dërgohet në seancë paraprake.
/f.s