Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës në sallën e Kuvendit. Spiropali tha se opozita nuk ka hallin e qytetarëve, por të shtëpisë së vet.
“Nuk po ju përgjigjem siç e meritoni sepse “historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë vjen si tragjedi, herën e dytë si komedi”, kjo që dëgjuam ishte për të qeshur.
Publiku i detyruar të dëgjojë këtë batare nga frika dhe halli i një njeriu të vetëm, opozita e marrë peng nga dy njerëz, po nuk kemi mundësi e as dëshirë të merremi më këta përditë sepse inkoherenca e tyre është ulëritëse.
Këta i përgjigjen hallit, jo çështjeve. U ul në këtë anë të parlamentit deputeti botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësuesi i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thepshqepës. Ky i jep lejet për vrasje, prandaj u ngrit ajo zonja e moshuar dhe tha më jep leje…
Këta që nuk guxuan një herë të bëjnë transparencën e plotë të figurave. Në 2015 ishim ne që e kaluam atë ligj, jo ju. U la aty një vjegë, po mo e pranoj që u la një vjegë që jepte mundësinë që atyre që kishin kaluar kontrabandëshe që të mbesnin në politikë, po s’ka më”, tha ajo.
Ndërkohë për sulmin kibernetik, ajo tha: Meqë flasim për ata përtej oqeanit, diskutime më serioze bëhen në kongresin amerikan e senat për sulmet kibernetike të Shqipërisë se në kuvend.
Në fillim u tallët, pastaj doli që nuk ishin disa adoleshentë që kishin bërë sulmin por i mbështetur nga republika islamike e Iranit. Po fakti që nuk ishte vetëm ndaj Shqipërisë por ndaj shtëpisë së NATO-s. Sulme të tilla, ne kemi 1 mln tentativa në muaj, janë të një mënyre tjetër të padëmshme, ky rast nuk është i tillë, nuk ishte mungesë buxheti por ishte qëllimi për të paralizuar shërbimet, por ato u ngritën në këmbë për një javë.
Raporti përfundimtar që është bërë nga ekspertët, nuk e latë ministren ta lexoni se jeni këtu për tallava.
E kujtoni egërsinë e mbrojtjes kur ne flisnim për financimet ruse? Ai që kërkon sot auditim të financave, mbronte Lulin. Ne nuk themi se është fajtor, kemi thënë që të hetohen lidhjet, ky është i gatshëm t’i shpallë tradhtar e hero sa herë i duhet.
Luli i mirë, Luli i keq, Berisha i keq, Berisha i mirë, herë kështu e herë ashtu dhe mënoni se kështu do fitoni”, tha Spiropali.
/f.s