Nga Spartak Ngjela
Ukraina do ta përshpejtojë procesin e përfundimit me sukses të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
l.
Në histori doli një paralele e re për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe kjo paralele ishte degradimi i Rusisë nga Ukraina. Pikërisht këtu, çështja shqiptare krijoi edhe ajo risinë e saj për të përmbyllur me sukses sigurinë e të dy shteteve shqiptare.
Falimentimi i hegjemonisë ruse do të hapë një epokë të re të historisë së Evropës; kurse Ukraina do të krijojë një vlerë historikë për prestigjin e saj në të gjithë botën demokratike.
ll.
Më në fund, erdhi koha që pas 250 vjetësh të dalë në pahun historik vlera e vërtetë për Arbërinë, Dardaninë dhe Shqipërinë.
Dhe kjo kohë erdhi si pasojë e aleancës së madhe historike midis Shqipërisë Kosovës dhe Perëndimit.
Kjo është e vërteta për ngjarjet e reja të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, si pritet të vijojnë këto ngjarje?
Kjo çështje tani është e zgjidhur dhe shqiptarët janë në ngjitje të personalitetit të tyre historik. Por, cili është personaliteti historik i Shqipërisë?
Kur bota e qytetëruar, si opinion publik, da të jetë plotësisht e informuar për shqiptarët; për historinë e Shqipërisë dhe për gjuhën shqipe; në opinionin publik të Perëndimit do të ketë një tronditje të madhe që do t’i vijë nga e vërteta.
Për botën e qytetëruar, e vërteta është e shenjtëruar, sidomos në qytetërimin perëndimor.
E vërteta shqiptare e fshehur në mbi dy shekuj me gënjeshtra dhe me zhdukje dokumentesh nga një fluks historik antishqiptar, do të sjellë pështjellim pozitiv në historinë e Evropës.
Askush nuk e mendonte përpara 250 vitesh se shqiptarët do të rezistonin kaq gjatë; do të ruanin të paprekur gjuhën, dhe me anë të gjuhës së tyre unike dhe më të vjetrën në Evropë, do të fillonin të provonin historinë e tyre.
Por nuk është vetëm kjo.
Sot, pas forcës që ka marrë në opinionin shkencor historia e vërtetë e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe aleanca e madhe midis Shqipërisë Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkenca e historisë po e percepton gabimin e saj kundrejt të vërtetës në lidhje me shqiptarët, dhe koha akademike po sjell ndryshimin shkencor.
lll.
Këtu, në këtë kohë, ka filluar historia e re e Arbërisë. Atë tmerr që kanë kaluar shqiptarët në trevat e tyre të etnisë më të vjetër të Evropës; vetëm një popull krenar mund ta përballonte.
Luftë antishqiptare në rrafsh botëror; shpifje kundër etnisë shqiptare, blerje të krerëve shqiptarë për të pranuar pushtimet e gjata të sllavëve e otomanëve, dhe një botë politike evropiane kundër shqiptatlve, të gjitha bashkë, kanë krijuar tragjedinë e gjatë të popullit më të vjetër të Evropës.
Por sot ndryshoi; dhe kur të dalin edhe dokumentat që ruhen në Vatikan, opinioni publik evropian dhe amerikan do ta kuptojnë përfundimisht se historia ka qenë e çalë, e fshehur dhe jashtë të vërtetës, pikërisht sepse është dashur të fshihet historia e vërtetë e popullit shqiptar.
Por, a do të hapen arkivat e Vatikanit për Arbërinë?
Nuk ka dyshim, ato do të hapen edhe më tej, sepse kanë qenë të mbyllura për Shqipërinë, për arsyet që shprehëm më lart.
Në ato arkiva janë të depozituara luftërat e Arbërisë dhe të shqiptarizmit, qëndresa e shqiptarëve në histori, dhe historia, si shkencë e së vërtetës, ka nevojë për to…
Kjo është koha e Shqipërisë Etnike.