Një çift shqiptar është arrestuar në Itali, teksa po ktheheshin me makinë nga Suedia. Gjatë një kontrolli nga policia, brenda mjetit të tyre u gjend një kokaine me vlerë 5 milionë euro e cila do hidhej në treg.
Çifti shqiptar që kishin edhe pasaporta të rregullta suedeze, po transportonte sasinë prej 26 kg të kokainës, teksa automjeti i tyre u pikas në një servis pranë San Severos.
Dy personat që udhëtonin në makinë, burrë e grua me origjinë shqiptare dhe me pasaportë suedeze, fillimisht kanë vëzhguar me kujdes zonën, më pas gruaja ka zbritur nga makina për t’u kthyer pas disa minutash, ndërsa burri ka qenë gjithë kohën brenda”, shkruajnë mediat italiane.
Të dyshimtë për qëndrimin e kujdesshëm, hetuesit vendosën të vijojnë me kontrollin dhe në atë moment të dy shqiptarët filluan të shfaqnin shenja nervozizmi.
Për këtë arsye, me mbështetjen e njësisë së qenve, u krye një kontroll i plotë i makinës ku u zbuluan dy funde të dyfishta të kontrolluara nga një sistem hapjeje hidraulike, njëra nën sediljen e shoferit dhe tjetra nën sediljen e pasagjerit, me pako kokaine.
Çifti u dërgua në burgun e Foggias, sepse ata ishin përgjegjës për trafikim dhe posedim të paligjshëm të drogës, e ndërsa pozicioni i tyre po shqyrtohet nga organet e drejtësisë.
Të dy nuk mund të konsiderohen fajtorë derisa të shqiptohet një dënim përfundimtar.