Mëngjesin e kësaj të hëne, hakerat e njohur si ‘Homeland Justice’ kanë publikuar sërish material.
Kësaj here bëhet fjalë për të dhënat personale të ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano dhe familjarëve të tij.
Në telegram ata kanë publikuar të gjitha të dhënat, duke përfshirë ato të mjeteve të identifikimit, lejen e drejtimit të automjetit, çertifikatën familjare, hyrje-daljet nga shteti, numrat e celularit të tij dhe familjarëve, si dhe të dhëna rreth sigurimeve shoqërore.
“Homeland Justice” gjithashtu kanë publikuar edhe një material me e-mailet zyrtare të ish-kreut të Policisë, Nano.
Bashkangjitur materialeve hakerat shkruajnë:
“Kreu i terroristëve të Durrësit shpalli luftën e armatosur më 13 shtator 2022. Lëshimi i kësaj deklarate është koordinuar patjetër nga ju zyrtarë të korruptuar. Nëse kujdeseni për jetën e njerëzve tuaj, pse e çoni vendin në luftë dhe kaos? Një sy për një sy dhe një dhëmb për një dhëmb.”
/a.r