Kryeministri Edi Rama do t’i rikthehet komunikimit me qytetarët nëpërmjet platformave online. Kreu i qeverisë ka njoftuar se nesër ne orën 11:00 do të jetë drejtpërdrejt në Facebook dhe Instagram.
Rama thotë se ka kaq shumë gjëra për të folur, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që t’i dërgojnë pyetje.
“Çdo pyetje është e mirëseardhur”, shkruan Rama në postimin e tij./m.j