Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim e qendër deri të lartë.
Reshjet e shiut vijojne të herëpasherëshme gjithë ditës me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut mbeten prezente por humbasdin intensitet.
Dita e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira në pjesnë e parë të ditës e prej mesdite mot kryeisht i kthjellët. Gjatë orëve të natës deri në meësngjes reshje shiu me intensitet të ulët. Deri në mesditë përgjatë relieveve malore reshje lokale shiu.
Era do të ejtë nga jugperëndimi –veri perëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
/e.d