34 vjeçari Alban Pashollari ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas asfiksisë në llixhat e Elbasanit.
Pashollari ka qenë nën shoqërinë e mikut të tij, ndërsa mësohet se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat për të mbushur vaskat me ujra termalë, edhe pse ambienti ka qenë i mbyllur.
Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë që kanë dalë edhe pamjet e para nga vendngjarja, ku edhe siç shihet në video, ambienti ka qenë i mbyllur dhe pa asnjë njeri tjetër aty.
/a.r