Të enjten, tre astronautët e ekuipazhit të anijes kozmike “Shenzhou-14”, të cilët ishin në një mision në Stacionin Hapësinor të Kinës, përmes Grupit Mediatik të Kinës (CMG) u dërguan urime nëpërmjet një videoje të rinjve brenda dhe jashtë Kinës, që marrin pjesë në koleksionin e pikturave “Vizatimi i përbashkët i ëndrrës së hapësirës”, dhe aktivitetet ndërvepruese “Pyetje për hapësirën”.
“Ëndrra e hapësirës” -Sem Chan Ussah, 12 vjeç, Kamboxhia
“Ëndrra ime”, Vu Thi Chau Giang, 10 vjeç, Vietnam
“Rruga e shpejtë nga Pekini për në hapësirë”, Irem Gultepe, Turqi
“Sa e bukur hapësira”!, Gloria Nashipae Le-Loina, Kenia
Duke parë pikturat e të rinjve kinezë dhe të huaj, astronauti Liu Yang tha: “Ne mund të ndiejmë interesin dhe dëshirën e të gjithëve për hapësirën nga pikturat. Disa shpresojnë të fluturojnë në hapësirësi zogj, disa ëndërrojnë udhëtime ndëryjore dhe disa imagjinojnë se, së bashku me fëmijët me ngjyra të ndryshme lëkure në një planet, mbjellin pemë, kërcejnë me litar, luajnë me kolovajzë dhe shkojnë në kampim së bashku; disa fëmijë vizatuan skenën e ne të treve duke çuar anijen kozmike ‘Shenzhou-14’ në hapësirë dhe të gjithë bënë një punë të shkëlqyer!”
“Përshëndetje miq”, E. Enkhjin, 16 vjeç, Mongoli
“Jeta jonë në hapësirë”, Mir Ishraq Alam, 8 vjeç, Bangladesh
“Vizion”, Samia Mollik Aurpita, 15 vjeç, Bangladesh
Të rinjtë kinezë dhe të huaj janë kureshtarë dhe bëjnë pyetje të mrekullueshme për jetën e astronautëve në hapësirë. Në video, astronauti Cai Xuzhe i është përgjigjur pyetjes se si jetohet dhe punohet në stacionin hapësinor, për të cilën janë më të interesuar fëmijët brenda dhe jashtë Kinës. Ai tha: “Në stacionin hapësinor, ne jemi si në Tokë. Duke punuar dhe duke pushuar, mjedisi pa peshë në hapësirë na sjell një ndjenjë të mrekullueshme. Moduli eksperimental ‘Wentian’ i nisur në korrik të këtij viti e bën ‘shtëpinë’ tonë në hapësirë më të madhe dhe më të gjerë, dhe hapi tjetër do të jetë nisja e kabinës eksperimentale “Tianwen”, pastaj do të ketë 3 astronautë kinezë në anijen kozmike ‘Shenzhou-15’, që do të na bashkohen në fund të këtij viti, dhe atëherë do të ketë 6 veta në stacionin hapësinor kinez, që do të jetë më i gjallë.”
Tre astronuatët u dërguan ftesë të rinjve të botës: “Mirë se vini në stacionin hapësinor të Kinës”.
Koleksioni i pikturave “Vizatimi i përbashkët i ëndrrës së hapësirës”, dhe aktivitetet ndërvepruese “Pyetjet për hapësirën” u organizuan bashkërisht nga Qendra e Programeve për Afrikën dhe Azinë e Grupit Mediatik të Kinës dhe Muzeu i Shkencës dhe i Teknologjisë i Kinës, duke mbledhur mbi 600 vepra dhe 1 mijë pyetje nga më shumë se 20 vende e rajone. Këto vepra dhe pyetje janë me temën e “Ëndrrës hapësinore”, duke treguar imagjinatën e të rinjve kinezë dhe të vendeve të tjera për jetën në hapësirë, lundrimin në hapësirë, qytetërimet në trupa të tjerë qiellorë, përdorimin paqësor të hapësirës dhe ndërtimin e një shtëpie ideale.
/e.d