‘Vrasja e Azem Hajdarit mbulon një tjetër ngjarje të rëndë’, kështu e ka cilësuar gazetari Artan Hoxha, misterin e vdekjes së biznesmenit, Kosta Trebicka. Sipas gazetarit Hoxha, biznesmeni Kosta Trebicka meriton të nderohet, si dëshmori që denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik.
Biznesmeni Trebicka ishte njeriu që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.
‘Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.
Si sot 14 vite me parë, kufoma e Kosta Trebickes u gjet e hedhur në një rrugë rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shterruese.
Njeriu që tentoi të luante “të penduarin”, pasi kishte qenë dhe vetë, pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti për gjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet që ne ndoshta nuk do ti mesojmë kurrë,’ shkruan gazetari Artan Hoxha.
Postimi i gazetarit Artan Hoxha:
Ç’do 12 shtator, vrasja e Azem Hajdarit mbulon me heshtje dhe harrese, nje tjeter ngjarje jo me pak te rende.
Me 12 shtator 2008, 10 vite pas vrasjes se Hajdarit, humbi jetën (u vra) në rrethana misterioze Kosta Trebicka, biznesmeni që bëri ripaketimin e municioneve prodhim kinez të Ushtrisë Shqiptare, të cilat iu shitën ushtrisë
Afgane nëpërmjet një tenderi prej 300 milionë dollarësh të Pentagonit. Për të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.
Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.
Si sot 14 vite me parë, kufoma e Kosta Trebickes u gjet e hedhur në një rrugë rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shterruese.
Njeriu që tentoi të luante “të penduarin”, pasi kishte qenë dhe vetë, pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti për gjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet që ne ndoshta nuk do ti mesojmë kurrë.
Por edhe me aq sa bëri, Kosta Trebicka meriton të kujtohet dhe të nderohet sot, për kurajon që pati në ekspozimin e korrupsionit qeveritaro-politik. Korrupsion kriminal, i cili u kushtoi jetën 26 shqiptarëve të pafajshëm, dhe rrafshoi nga faqja e dheut qindra e mijëra banesa afër vendit të shpërthimit….
Në të vërtetë, Kosta Trebicka është viktima e 27 e tragjedisë së Gërdecit, të cilin nuk e vrau shpërthimi i madh i barutit në depot e demontimit, por e vrau shpërthimi i skandalit të madh të qeverisë Berisha…
Sot është fiks dita për të kujtuar ata që thanë të vërtetën.
Sot eshte fiks dita, për të mos i harruar kurrë, ata që e varrosën të vërtetën…
Sot eshte dita, per tua plasur surratit atyre, qe kur ishin ne opozite premtuan se do ta zbardhnin te verteten….
Kush ishte Kosta Trebicka:
Kosta Trebicka lindi në Korçë, por pas marrjes së nështetësisë amerikane ai jetonte në SHBA.
Biznesmeni Kosta Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë në tv NEWS24, disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit Alba Demil në Gërdec më 15 mars 2008.
Trebicka zbardhi para kamerave të NEWS 24 skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë.
Sipas asaj që ai vetë ka rrëfyer, në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë “EVDIN” me administrator Henri Tomein kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit.
Pas këtij momenti, Trebicka i është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO “ia dhuroi” Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-së. Historia bëhet edhe më e rëndë, kur Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar një çmim të dytë e kur në një takim të fshehtë me Pinarin, Delijorgjin dhe një djalë të moshës 27-30-vjeç. “Kjo punë ka shkuar shumë larg, tek djali i kryeministrit”, – thotë Diveroli në bisedën e përgjuar nga Trebicka, (të bërë publike nga vetë ky i fundit për mediat shqiptare), duke i pohuar se djalin e panjohur ia kishin prezantuar si Shkëlzen Berisha.
Trebickës asokohe i janë marrë dëshmi edhe nga Prokuroria Shqiptare. Ai ka pohuar për hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme se MEICO kishte si qëllim të sabotonte furnizimin e AEY, pasi tregtia e skrapit ishte më fitimprurëse. Investigimi i gazetës prestigjoze, “The New York Times” nxorri në sipërfaqe gjithashtu skandalin me fishekët shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin shumë të vjetër dhe jashtë standardit. Gazeta prestigjoze i referohej trenskriptit të bisedës që u rregjistrua me celularin e Kosta Trebickës.
/a.r