Media gjermane ‘BILD’ i ka kushtuar një artikull sasisë së drogës së kapur në muajin shtator, ku një shqiptar ishte ai që drejtonte grupin. Media shkruan se Kadri Gjoci, të cilin e specifikojnë si ‘baroni i drogës’ nuk ia kishte idenë se hetuesit kishin kohë që dinin çdo lëvizje të tij dhe po e ruanin.
BILD ka ndarë detaje nga “Operacionit Poseidon”. Më 27 shkurt, anija me kontejnerë u nis nga Callao (Peru) për të përfunduar në destinacionin: Hamburg. Ishte policia peruane ajo e cila mori një lajmërim dhe telefonoi BKA-në përmes linjave të provës. Gjigandi i kontejnerëve ishte nën monitorim gjatë gjithë udhëtimit prej 10,495 kilometrash.
Anija e mallrave ankorohet në Hamburg më 30 gusht. Hetuesit specialë e shkëmbejnë pjesën më të madhe të kokainës me pluhur të bardhë të padëmshëm pa u vënë re. Kontejneri ngarkohet dhe drejtohet me kamion në Roterdam, ku do të shitet droga.
Porositësi i supozuar, një turk nga Këlni (58, i dënuar më parë me një gjobë të vogël), arrestohet nga oficerët elitë të policisë. Policia sekuestroi celularë, laptopë dhe para të gatshme.
Martina Link, Zëvendës-Presidente në Zyrën Federale të Policisë Kriminale tha: “Ka ende përpjekje të konsiderueshme për të kontrabanduar kokainë nga Amerika e Jugut në Gjermani ose vende të tjera evropiane. Këtë e tregojnë edhe sasitë e sekuestruara të drogës. Portat kryesore janë mbi të gjitha portet e Antëerp-it, Roterdamit dhe, siç sapo është bërë e dukshme, porti i Hamburgut.”
2.3 ton kokainë po mbahen në një dhomë provash të siguruara posaçërisht dhe asgjësohen pas gjykimit. Sipas prokurorisë publike çmimi i rrugës është rreth 30 euro për gram. Tregtarët do të kishin marrë rreth 70 milionë euro nëse do ta çonin deri në fund punën e tyre.
Ky zbulim ishte më i madhi i kryer për drogën në Gjermani.
Më 5 shtator u vunë në pranga katër anëtarë të grupit, ku i përfshirë ishte dhe biznesmeni italian Pasquale Bifulco dhe 28-vjeçari shqiptar, Kadri Gjoci. Bashkë me ta u arrestuan peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay (57) si dhe Elmer Cárdenas Ramírez (56), të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.
/a.r