Në 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit familjarët zhvilluan homazhet në nder të tij. Rituali mbetet i njëjtë për kujtimin e të dashurit të tyre por familja Hajdari sa vjen dhe zgjerohet.
Në ceremoninë e kësaj të hënë me 12 shtator, dy djemtë e heroit të demokracisë Kiri dhe Azemi u shfaqën për herë të parë në publik me partneret e tyre.
Ndërsa vajza e Azemit dhe ish-deputyetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, shoqërohej nga vogëlushja e saj e cila la një tufë me lule në memorialin kushtuar gjyshit të saj.
Në një prononcim për mediat, Hajdari i ka bërë thirrje të rinjve të gjejnë një frymë të përbashkët e nën shembullin e babait të saj të organizohen protesta kombëtare kundër atij që e quajnë regjimi i Edi Ramës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetët mbështetës të tij.