Autoritetet shqiptare frenuan një sulm të dytë kibernetik gjatë fundjavës pasi Tirana, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, të cilin e fajëson për “sabotazh”.
Sulmi i fundit në Shqipëri vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se qëndron pas një sulmi kibernetik të 15 korrikut që solli jashtë funksionit të gjitha faqet e internetit të qeverisë dhe shërbimet dixhitale të qytetarëve dhe u përshkrua nga Microsoft si “shkatërrues”.
Disa analistë megjithatë, vazhdon Euractiv, mendojnë se fakti që strehon që prej 20126-tës organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, nuk është arsyeja e vetme përse Shqipëria ka përjetuar sulme të tilla.
Ata mendojnë se kjo ndodh edhe për faktin që vendi është shumë pro-amerikane, është aleat i NATO-s, shtëpi e një baze ajrore të saj e potencialisht, në të ardhmen, edhe e një bazeje detare të aleancës veri-atlantike. Sulme dixhitale kanë përjetuar këto ditët e fundit edhe Kosova e Maqedonia e Veriut, por ende nuk dihet se kush qëndron pas tyre./m.j