Nga muaji tetor 45 mijë familje do të paguajë 4-fish më shumë, për cdo kilovat energji të shpenzuar mbi 800 kw/h.
Ky çmim do të jetë në rishikim çdo muaj në varësi të ecurisë së cmimeve të këtij sektori në bursa por edhe prodhimit vendas. Numri dy i Ministrisë së Energjisë Ilir Bejtja, i ftuar në emisionin E-ZONE tha se nuk kemi të bëjmë me një bord të ri cmimesh.
“Ne mblidhemi çdo javë për të parë sa është mesatareja dhe ecuria e cmimeve në bursa dhe bëjmë kalkulimet tona. Sa i përket cmimit fundor që paguajnë familjarët ne do të mblidhemi çdo muaj për të përcaktuar këtë cmim me rritje apo me ulje. Sigurisht nuk kemi të bëjmë me një bord si ai karburnateve, që ndryshon çmimin shpesh herë, por kemi të bëjmë me një treg më të stabilizuar, për të parë kostot. Ndikim në këtë situatë pritet të japë edhe vënia në punë e dy Tec-eve lundruese që mbërritën të premten në vëndin tonë”– u shpreh Bejtja
Që nga muaji Mars kohë kur nisi lufta Rusi-Ukrainë, qveria ka ngritur dy borde që përcakton cmimet, për karburantet dhe për ushqimet.
Por kjo praktikë po kritikohet ashpër nga biznesi dhe ekspertët pasi nuk reflekton uljet reale që ndodhin në tregjet ndërkombëtare.
Së fundmi ministria e energjisë do të mb,lidht cdo muaj për të vendosur se cili do të jetë cmimi që do të paguajën qytetarët.
/a.r