Disa komandantë nga të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), kanë kryer disa nga operacionet e tyre në Libi, Irak e Siri. Kështu raportuan zyrtarët e lartë të inteligjencës libiane. Njëri nga zyrtarët tha për BBC se numri i luftëtarëve të ISIS është në rritje, transmeton Gazeta Express. Përfaqësues nga 23 vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, u takuan të martën në Romë për të diskutuar rreth kërcënimeve të ISIS ndaj Libisë.