Në konferencën për shtyp kishte shumë tema diskutimi për Massimiliano Allegrin. Nesër, skuadra e tij do të përballet me Salernitanën në kuadrin e javës së gjashtë të Serie A. Objektivi, megjithatë, është vetëm një: fitimi i tri pikëve. Kjo, për të mos parë largimin e liderëve në renditje (për momentin bardhezinjtë janë -4 pikë nga kryesuesi, Atalanta). Ja fjalët e teknikut në konferencën për shtyp.
“Na pret një ndeshjeje që vjen direkt pas Champions League, kundër një prej skuadrave më të mira që luan për qëndrimin në Serie A. Nicola bëri një punë të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, këtë edicion ka marrë lojtarë fizikë dhe teknikë. Ne duhet të luajmë një lojë të ashpër, të ndershme, përndryshe nuk do të mund të shënojmë”.
Allegri jep disa indicie paraprakisht nag formacioni: “Paredes do të luajë nesër sepse Locatelli ka pak lodhje dhe nuk do të jetë në dispozicion. Ai u ndal dje në stërvitje dhe do të duhet të vlerësohet. Ne kemi ende Di Maria jashtë, shpresoj ta kemi në dispozicion të mërkurën. Chiesa po stërvitet në fushë, por jo me ekipin. Szczesny gjithashtu është ende jashtë. Pastaj janë Aké dhe Kaio Jorge, me mungesën e zakonshme”.
Transferta e Champions-it në Paris nuk solli pikë, por la edhe diçka të mirë: “Pas 2-0 patëm një lojë të mirë, patëm një reagim të mirë. Ajo që nuk më pëlqen është se Juve reagoi vetëm një pjesë loje, pas 2-0. Duhet të marrim pozitiven nga loja dhe negativen nga këto gjëra. Djemtë e dinë, nesër kemi një ndeshje të rëndësishme për t’u përballur me seriozitetin e duhur dhe pa supozime. Po punojmë mirë, përpiqemi ditë pas dite të krijojmë kushtet që të arrijmë objektivat. Nuk duhet të jemi të këndshëm apo të bukur, por rezultativë”.
Allegri ripërsërit një koncept, nëse nuk është i qartë: “Nuk kam vendosur për formacionin, do ta përcaktoj nesër në mëngjes. Ndeshja më e rëndësishme është nesër, e cila duhet të na japë shtytje për ta përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën e Championsit kundër Benfikës, të mërkurën. Në Itali ka më shumë taktika, më pak hapësirë. Ndeshjet si me PSG janë më të lehta për t’u përgatitur”.
Juve është një kantier ndërtimi, por ku jemi tani: “Ekziston një dëshirë e madhe për të punuar, për t’iu rikthyer fitoreve. Na mungojnë lojtarë të rëndësishëm, sepse si numër do të ishim më shumë, kështu që mund të kisha bërë më shumë ndryshime. Duhet të arrijmë më 13 nëntor në kushtet më të mira si renditje”.
Allegri ‘kopjon’ John Elkann, i cili tha se ishte i sigurt se do të mund të fitonte menjëherë titullin: “Kam optimizmin që ka edhe ai. Me gjithë respektin e lojtarëve të tjerë, nëse heqim Pogba, Di Maria dhe Chiesa, jemi ekuivalentë me skuadrat e tjera. Perspektiva mund të jetë më shumë se rozë. Për ta bërë këtë nuk mund të jemi të mirë dhe të bukur, përndryshe unë zemërohem shumë”.
Analiza kalon në sulm: “Kean hyri mirë në Paris, bëri keq në Firence. Në qendrën e majtë bën më mirë. Vlahovic? Ne përpiqemi ta ndihmojmë, ai po përmirësohet në prekjen e më shumë topave. Një ditë më parë dikush tha se Haaland ka prekur të njëjtin numër topash në ndeshjet e para.
Dusan i pëlqen të sulmojë më shumë thellësinë, Milik e lidh lojën më shumë. Vlahovic duhet të shënojë gola. Në Paris, teknikisht bëri një lojë më të mirë. Nuancat e lojës, zhvlerësimi do të përmirësohen gjatë rrugës, me përvojën. Lojtarët 35-vjeçarë përmirësohen, lëre më ato të 22 vjeç. Vlahovic dhe Milik? Nuk e di nëse do të luajnë bashkë”.
Për kritikat e marra, Allegri ngre supet: “Unë i shoh gjërat ndryshe. Jam trajner i Juventusit, e di që duhet t’iu rikthehemi fitoreve. Punojmë me pasion, përpiqemi të përmirësohemi. Edhe unë do të doja që të gjitha hapat të ishin të duhurit, por ky është futbolli. Le të krijojmë me qetësi kushtet për ta dërguar Juventusin aty ku e meriton. Të martën, kur u larguam nga Parisi, nuk duhej të kishte asnjë gëzim. Jam i zemëruar, sepse ishim të bukur dhe humbës në Paris…
Një vështrim edhe nga Chiesa: “Shpresoj ta kem atë para pushimit për Kupën e Botës. Në 100% do të jetë në janar. Ai po punon i vetëm në fushë, shpresojmë ta kemi sa më shpejt me ekipin”.
g.kosovari