Është ndaluar punonjësi i Policisë, Enea Qose pasi theu masën e arrestit të shtëpisë.
Në Maj të këtij viti polici është arrestuar për shpërdorim detyre pasi ka marrë rryshfet nga një shtetas kosovar.
Ndërkohë që gjykata kishte vendur për Qosen masen e sigurisë “arrest shtëpie”. Policia në bashkëpunim me AMP, kanë bërë të mundur nëpërmjet informacioneve të siguruara se ishte polici thyente masen e sigurisë.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative është bërë e mundur ndalimi i ketij shtetasi në një lokal në lagjen 4 të Pogradecit. Pritet njoftimi zyrtar nga AMP për rastin.
Qose akuzohet per vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.
/a.r