Ministria e Financave njofton se ditën e martë datë 09.02.2016 ora 09:00 do të zhvillohen Ankandet e Bonove të Thesarit në lekë në Bankën e Shqipërisë.
Individët pjesëmarrës në ankande duhet të kryejnë të gjitha veprimet (bankare dhe operacionale ) në sportelet e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare bankare të autorizuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, minimumi 48 orë para datës së zhvillimit të ankandeve.
Ankandi 6-mujor në lekë:
Data e emetimit 11.02.2016, data e maturimit 11.08.2016 dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 4.000.000.000 lekë.
Ankandi 12-mujor në lekë:
Data e emetimit 11.02.2016, data e maturimit 09.02.2017 dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 9.200.000.000 lekë.