Këngëtarja Xhesika Ndoj ka treguar në një intervistë për gazetën Panorama se asaj i është ofruar nga një deputet i Partisë Demokratike, një shumë e konsiderueshme parash që ajo të kalojë një natë me të. Këngëtarja seksi thotë se deputeti i PD-së është nga veriu, por nuk bën të ditur emrin e saj. Ndoj thotë se oferta ka ardur përmes një shoqes së saj dhe se ajo nuk ka pranuar. Ajo që ka pranuar Xhesika është se deputeti është i martuar.
“Oferta ka ardhur nëpërmjet një mikeshës sime të ngushtë, që i ka thënë se do takim me mua me çdo kusht. I ka thënë për të dalë për dreka, për darka, por unë s’kam pranuar.
I ka thënë do ta mbaj si goc sheiku, ça do më të të them, vetëm të më japë numrin e llogarisë ka thënë. Ai nuk e ka ditur fare që jam këngëtare, e ka ditur që jam modele, pasi më ka parë në një vend me mikeshën time, është fiksuar keq fare dhe ka kërkuar të më takojë. Mikesha ime i ka thënë më vjen keq por është punë që nuk bëhet. Madje më kanë marrë shoqet në telefon dhe më kanë thënë ‘budallaqe’ pse nuk ke pranuar (qesh), por i kam thënë “s’dua nuk më pëlqen”.”- ka thënë për Panorama.al këngëtarja.