Pas një vale të dhunës që shpërtheu në muajin e fundit, një konte e Merilend, pranë Uashingtonit, vendosi të zbatojë një shtetrrethim për t’i mbajtur të rinjtë në shtëpi.
Udhëheqësja e kontesë Prince George, Angela Alsobrooks, njoftoi vendimin pas një fundjave të përgjakshme, ku të paktën 4 persona, mes tyre një 15-vjeçar, u vranë me armë zjarri.
Ndërkohë, një djalë dhe një vajzë janë plagosur rëndë. Masa strikte do të hyjë në fuqi fundjavën e ardhshme dhe do të zgjasë të paktën 30 ditë.
Në bazë të vendimit, sqaroi Alsobrooks, djemtë të moshës poshtë 17 vjeç nuk do lejohen të qëndrojnë në rrugë nga ora 22 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit nga e diela deri të premten, dhe nga ora 12 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit nga e premtja deri të shtunën. Për ata që nuk do ta respektojnë këtë masë do të ketë gjoba.
/a.r