Gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, ka mësuar se grupi hetimor i Policisë së Shkodrës ka përjashtuar nga hetimet për vrasjen e Ismet Cekorjes, hakmarrjen e Alban Bruçit, i riu që i shpëtoi atentatit të 25 Gushtit.
Policia ka bërë shoqërimin e afro 15 personave në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mes të shoqëruarve ishte edhe shtetasi Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 Gusht iu bë një atentat në lagjen “Rus”. Në lidhje me këtë ngjarje policia shpalli në kërkim Bajram Çekorjen si autor i dyshuar, djali i viktimës Ismet Çekorja, që u vra dy ditë më parë.
Të gjithë shtetasit që u shoqëruan për vrasjen e Çekorjes janë lënë të lirë nga Policia e Shkodrës. Në këtë mënyrë kanë rënë poshtë dyshimet se vrasja e Çekorjes ka lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit.
Përpos kësaj pak ditë përpara se Ismet Çekorja të vritej është takuar me babain e Alban Bruçit pasi kishin lidhje shoqërore të hershme dhe familjet janë sqaruar me njëra-tjetrën se Bajram Çekorja, djali i viktimës nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit.
Ndërkohë policia vendore e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Ismet Çekorjes duke hetuar për konflikte të mundshme të mëparshme të familjes Çekorja pasi efektivët ashtu si vetë dy familjet e kanë të qartë tashmë se ngjarja ndaj Alban Bruçit nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Ismet Çekorjes.
Burimet pranë grupit hetimore bëjnë me dije se po punohet në hetimet për ngjarje të para disa viteve me të cilat mendohet se ka qenë i përfshirë i biri i viktimës dhe vetë ai. Dali i viktimës, Bajram Çekorja është një emër i njohur për policinë ku është ndaluar dy herë nga blutë e Shkodrës në vitin 2016 dhe 2019.
57-vjeçari, Ismet Çekorja po konsumonte një birrë në lagjen “Guerrile’ ku dhe banon, kur një person ende i paidentifikuar me motor u shfaq përpara tij dhe e qëlloi për vdekje. Të paktën 7 herë ka qëlluar në drejtim të viktimës autori, i cili për të mos u identifikuar në kokë mbante një skafandër.
/a.r