Aktorja e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër, Irena Pilo, vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka të domsodoshëm të kryejë transplantin e palcës kurrizore. Një nga koleget e saj, Liliana Ristani e ka bërë publik faktin në rrjetet sociale, duke kërkuar edhe ndihmën e dashamirësve, për të kontribuar financiarisht për shërimin e aktores.
Pilo është bërë e njohur për publikun me disa shfaqje të para viteve ’90, si “Erashka” dhe “I padjallëzuari”. Po ashtu, ka qenë e pranishme në shumë aktivitete të tjerë kulturorë, teatralë e muzikorë. Tani është në luftë me kancerin dhe ka kaluar fazën e dytë të kimioterapisë.
Aktorët e teatrit të Gjirokastrës kanë bërë thirrje për për ta ndihmuar, duke bërë të dtur edhe llogarinë bankare për ata që duan të kontribuojnë:
Raiffeisen Bank Albania account name: NIKOLLA ANDON PILO iban: AL08202610010000000001899141 swift code: SGSBALTX.