Miranda Haxhia/
Ti ke kontribuar në qeverinë e së Djathtës, ke qenë deri drejtor i KESH-it, dhe sot, je i qartë për të krijuar një formacion të ri politik.
E ke menduar që do të të postojnë çdo epitet të mundshëm negativ? Mos u dekurajo, sepse i vetmi personalitet i lindur është ai që e lejon njeriun të qëndrojë me gjakftohtësi në krah të çdo shoqërie të spikatur- dhe, besomë, nuk është vetëm kultura, dija, inteligjenca, cilësi që ti i ke.
E ke menduar që do gërmojnë deri në adoleshencën tënde për të gjetur ndonjë cifle balte e me të, të gatuajnë kënetë plot me mushkonja e shushunja që të na i hedhin çdo darkë, ti gëlltisim, ne të gjithë që duam të votojmë kauzën tende. Mos u ligështo, vijo me kurajën që ke gjetur të bësh një gjë pozitive për këtë vend, sepse, në të kundërt, të gjithë, duke u mbytur, do shijojmë gjakun e parazitëve, që, në fakt është ai i yni, por që ata ditën të na e marrim me paturpësi, me djallëzi, me ligësi, me hipokrizi.
E ke menduar që do flasin për ty si një ‘alien’ që mbërrin në planetin që ata e kanë zaptuar dhe e komandojnë sikur ne të gjithë të jemi majmunë? Keto jane shpikje te diktatures, qe lind kur demokracia eshte e dobet. Dhe demokracia jone eshte ne fije te perit. Mos u rrëzo, pasi gjëja më e mençur që mund të bëjë njeriu në jetën e tij, gjëja më e guximshme është të ngrihet mbi një kauzë të shtrembëruar e të ndërtojë kauzën e tij, ndoshta të papërfillshme nga matematikat e ligjësisë së tyre, por të fortë në qëllimin e vetëm: – Na bën të besojmë që nuk jemi të humbur, që ne nuk jemi kavie të talljes dhe fyerjes së këtij soji politikanësh.
Kemi njohur njerëz që poshtë kostumit të tyre janë vetëm ca huliganë të sjelljes dhe qëndrimit publik. Dhe i kemi votuar pa nxjerrë asnjë fije zëri. Duam të besojmë se ka një rrugë që na bën të ndihemi ok me ndërgjegjen dhe përgjegjshmërinë tonë shoqërore. Sepse njeriu është kafsha më inteligjente. Ndërsa kemi njohur kafshët politike më të djallëzuara.
Unë i di dy alternativat e mia, kur të votoj. Njërën e mendoj si tënden, tjetrën e mendoj qe i përket hajdutit, tahmaqarit, zuzarit. Unë nuk e harroj se si është ndare Shqipëria: -në dy kasta që jetojnë sipas rregullave të kundërta: Janë ata që mund të dëshirojnë dhe të kenë gjithçka dhe ata që nuk mund të dëshirojnë dhe te kenë asgjë;
Janë të preferuarit e pushtetarëve dhe të mallkuarit që kundërshtojnë;
Janë ata që hanë dhe ata që hahen nga të tjerët.
Ne Shqipëri njerëzit nuk janë te ndare ne parti, as PS, as PD, as te Majte, as te djathte. Njerëzit janë te ndare ne dy soje: Njerëz qe jetojne mbi kurriz te te tjereve dhe njerëz qe kane ulur kurrizin dhe i tërheqin si te jene kuaj;
Njerëz qe pasurohen nga bekimi i pushtetit dhe njerëz qe ndëshkohen e varfërohen nga mallkimi i pushtetit.
Njerëz qe gënjejnë, mashtrojnë, korruptojnë dhe njerëz qe gënjehen, mashtrohen dhe korruptohen.
Ne Shqipëri ka njerëz qe lëpijnë atë qe pështyjnë dhe njerëz qe durojnë te lëpihen dhe te pështyhen.
Kam patur gjithë kohën te mendohem ku e gjej veten… Sidomos po te kesh fëmijë e i shpie ne shkolle; po te kesh gjyq dhe te bie mallkimi te kesh te besh me gjyqtarë;
Po te kesh një sëmundje dhe të shpie rruga në spitalet qesharakë të ëndrrës rilindëse.
Kujt kaste i përket ti? Cili parim e përcakton kastën tënde?
Kam kuptuar dhe njohur çelësin me të cilin te shikoj të denjë për të qenë në elitën morale. Vlera, ja kush është çelësi. Sa me i vlere te jesh: aq me pak lakmon , aq me pak je i preferuar, aq me pak jeton si krimb, aq me larg i je urisë për të ‘ngrënë’ të tjerë. Ti mos u dëshpëro, se do të të gjuajnë me gurë, o të mundohen të të shtypin, pasi kështu janë mësuar, o me ne, o kundra nesh. Mos e braktis këtë nismë pozitive për të gjithë ne që duam të votojmë për veten tonë, Nëse ti nuk do jesh indiferent dhe, nëse nuk do shpërblesh me indiference ata qe vlerën tende e mbajnë si te tyren, ne do të besojmë gjithmonë e më shumë e do të bëjmë qindra e mija të tjerë të besojnë.
Mos voto për larot qe shesin angullimën si kënge bilbili, por për simfoninë e atyre qe, kurrë nuk e shesin si detyrim, por si pasion.
Dhe, qe te kuptoj më mirë vlerën tende, nuk do ta humb votën kot.
P.s.e di qe nuk do ta besh ‘share’, as klik, sepse ke ende frike, por po e lexon, ke vrare friken nga mamuthët e pushtetit.